Kryetrajneri i skuadrës Debatik Curri ka folur para mediave në prag të sfidës së pestë kampionale në Albi Mall Superligë përballë FC Ballkani.
Dueli ndaj Ballkanit është një sfidë rikthimi për ekipin që synon të marrë pikët maksimale pas disfatës në udhëtim te Malisheva.
“Ne jetojmë për këto ndeshje. Do të punojmë shumë që të arrijmë në fund të dalim me pikë të plota nga kjo përballje”.
“Kemi zhvilluar një ndeshje pozitive ndaj Malishevës, por që është vendosur nga episodat. Na kushtoi shpërqendrimi në momente të caktuar, gjë e cila nuk guxon të na ndodh. Kemi patur disa futbollistë të cilët kanë qenë me virus dhe dy prej tyre si Bilalli, po ashtu edhe Jashari u detyruan të dalin nga loja”.
“Ndeshjet ndaj Ballkanit gjithmonë kanë qenë interesante dhe shumë të forta, ndaj presim që edhe kjo ndeshje të jetë ashtu. Ne kemi punën tonë dhe shikojmë vetën tonë. Ndeshjen do ta përgatisim në atë mënyrë sa për ta fituar në fund”.
“Nuk ndryshoj asgjë nga ajo që kam thënë edhe më parë. Kemi objektivat e qarta. Besoj shumë te kjo skuadër dhe jam i bindur që në fund të kampionatit do jemi aty ku e kemi edhe objektivin”.

