LajmeNews

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Skuadra ka pësuar humbjen e parë në shtëpi këtë edicion, derisa është mposhtur në kryesfidën e javës së shtatë në Albi Mall Superligë nga Prishtina (2-1).

  • Disfata e parë kampionale në shtëpi
  • Homazhe dhe nderime për Arianit Robellin
  • Lorik Boshnjaku realizon golin e parë me fanellën kuq e bardh
  • Pauza e kombëtareve fillon nga vikendi

Para fillimit të ndeshjes, futbollistët e dy skuadrave, së bashku me gjyqtarët e ndeshjes nderuan Arianit Robellin, tifozin e ndjerë të klubit, i cili deri në momentin e fundit u qëndroi besnik ngjyrave kuq e bardh.

Të besuarit e Debatik Currit e nisën mirë ndeshjen, derisa në minutën e 22-të të ndeshjes patën mundësi fantastike për të realizuar përmes Ardian Limanit, mirëpo gjuajtja me kokë e mbrojtësit gjilanas përfundoi skaj shtyllës pingule të Artan Iljazit.

Mysafirët realizuan në rastin e parë në ndeshje, derisa Arjanit Fazlia gjuajti bukur nga jashtë zonës dhe realizoi për epërsinë e bardhekaltërve (0-1). Ndodhi kjo në minutën e 29-të të ndeshjes.

Kundërpërgjigja e vendasve erdhi shumë shpejtë, derisa Lorik Boshnjaku e dërgoi në rrjetë një aksion model të ndërtuar nga bashkëlojtarët e tij (1-1).

Në fraksionin e dytë të lojës, ishin sërish vendasit ata të cilët diktuan tempon e lojës dhe provuan të realizonin në disa mundësi, por golin e gjetën vetëm udhëtuesit.

Anio Poçi realizoi gol me kokë pas harkimit të Kastriot Selmanit nga ndërprerja në minutën e 65-të të ndeshjes, (1-2).

Pavarësisht shumë përpjekjeve për të realizuar golin e barazimit, rezultati mbeti i pandryshuar, me skuadrën që detyrohet të lerë pikë në shtëpi.

Pas kësaj ndeshje skuadra do jetë afër tri javë në pushim, pasi që në program do jenë ndeshjet e ekipeve kombëtare.

Ndeshja e radhës

Vushtrria – Gjilani

Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë | 10 tetor 2026 | 16:00

https://www.youtube.com/watch?v=4RaHL5XLhk4


Gjilani – Prishtina 1-2 (1-1)

Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: 
Bardh Ajeti, Arbnor Bullatovci, Fatmir Sekiraqa, Rrezart Hasani, Eridon Podvorica (VAR), Gëzim Mehmeti (AVAR)
Përbërja: 
Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Arbër Potoku (69′ Arjol Bllaca), Yll Ibrahimi (90′ Elton Isufi), Lorik Boshnjaku (69′ Dior Gërbovci), Hamdi Namani, Blerind Morina (46′ Mevlan Zeka), Robert Rrahmani, Oltion Bilalli. Debatik Curri – Kryetrajner.

Related posts

Gjilani 3-0 Llapi | AlbiMall Superliga

Zyrja per Shtyp

Nuhiu | Besoj shumë te potenciali i ekipit tim, derbi një ndeshje për të treguar karakter

Zyrja per Shtyp

KOMUNIKATË | Blerim Bunjaku emërohet asistent i parë në stafin teknik të SC Gjilanit

Zyrja per Shtyp
App logo