LajmeNews

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Kryetrajneri i ekipit Debatik Curri ka folur para mediave në prag të sfidës së shtat kampionale në Albi Mall Superligë përballë FC Prishtinës.

Përballja ndaj Prishtinës është një tjetër test i vështirë për të besuarit e tij, mirëpo beson maksimalisht që në këtë përballje do të triumfojë skuadra e tij.

“Ndeshje e vështirë, pasi që Prishtina ka bërë një nisje të mirë të kampionatit dhe është në formë të mirë. Ne jemi të fokusuar maksimalisht dhe të përgatitur ta triumfojmë këtë sfidë”.

“Do të luftojmë për Arianit Robellin (tifozin i cili ndërroi jetë ditë më parë), për gjithë tifozët e tjerë dhe mbi të gjitha për vazhdimësinë e cila na nevojitet për realizimin e objektivave”.

“Gjithë skuadra është e motivuar për këtë takim. Bleart Tolaj dhe Milazim Bajraktari nuk do të jenë të gatshëm, mirëpo pjesa tjetër po”.

“Presim mbështetjen e madhe të tifozëve, pasi që ata janë lojtari numër 12-të i tyre këtë sezonë”.

Related posts

Komunikatë zyrtare | Mehdi Çoba është lojtari i ri i Gjilanit

Zyrja per Shtyp

Mbyllen përgatitjet, ekipi i gatshëm për ndeshjen ndaj Dritës

Zyrja per Shtyp

Prishtina 0-0 Gjilani | AlbiMall Superliga

Zyrja per Shtyp
App logo