Fitore minimale, por tepër e rëndësishme në duel me Ballkanin (1-0).
- Robert Rrahmani me një kryevepër vendos sfidën
- Marjan Coric ruan për herë të dytën portën e paprekur
- Eugen Ramadani merr minutat e para
Skuadra erdhi në ndeshje pas disfatës në Malishevë dhe ishte e motivuar për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Nga minuta e parë e ndeshjes, deri në fundin e saj kuqebardhët e dominuan ndeshjen dhe me shumë meritë e triumfuan atë.
Oltion Bilalli dhe Blerind Morina patën mundësi shumë të mira në fraksionin e parë të lojës, mirëpo ‘gardiani’ Gentjan Selmani ndali gjuajtjen e tyre.
Në fraksionin e dytë të lojës intensiteti i sulmeve ua shtua edhe më shumë, derisa goli erdhi në minutën e 65-të të ndeshjes. Robert Rrahmani përfitoi në maksimum nga një gabim i portierit Gentjan Selmani dhe me parabol e dërgoi topin drejt rrjetës (1-0).
Ekipi pati kompaktësinë e duhur për tu mbajtur deri ne minutat e fundit të ndeshjes dhe me një festë legjitime me tifozët “Skifterat” gëzojnë tre pikët e radhës.
Ndeshja e radhës
Drita – Gjilani
Stadiumi ndihmës në Gjilan | 13 shtator 2026 | 19:00
Highlights: Gjilani-Ballkani – YouTube
SC Gjilani – FC Ballkani 1-0 (0-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Mentor Ajeti, Arbnor Bullatovci, Bekim Rama, Rrezart Hasanaj, Eridon Podvorica (VAR), Pashtrik Burrniku (AVAR)
Golashënues: Robert Rrahmani 65′
Përbërja: Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Besart Krivanjeva, Arbër Potoku (84′ Granit Jashari), Yll Ibrahimi (63′ Mevlan Zeka), Lorik Boshnjaku, Hamdi Namani, Blerind Morina (76′ Arjol Bllaca), Robert Rrahmani, Oltion Bilalli (84′ Eugen Ramadani). Debatik Curri – Kryetrajner

