23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Përgatitjet për ndeshjen ndaj Dukagjinit kanë përfunduar, këto janë risitë e fundit

Skuadra ka kompletuar sesionet stërvitore para se të përballet me skuadrën e Dukagjinit në fundjavë, derisa ka shijuar edhe ndjesinë e barit natyral duke u stërvitur në stadiumin “Agush Isufi” në Dardanë.

Ekipit i është bashkuar edhe futbollisti Redi Kasa, i cili mungoi në duelin e parë kampional ndaj Ballkanit (1:1) për shkak të një dëmtimi që pati, ndërkohë që jashtë listës kanë mbetur Edison Kqiku dhe Shqiprim Taipi, dy futbollistët të cilët po vijojnë me seancat rehabilituese.

Gjatë javës ekipi është përgatitur për duelin e xhiros së dytë kampional në Albi Mall Superligë, derisa sfidën ndaj Dukagjinit e pret me motiv shumë të lartë.

Dueli ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:30 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo