19.2 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Tifo grupi “Skifterat” kremtojnë 25 vjetorin e themelimit

Me moton “25 vite Skifter”, grupimi zyrtar i tifozëve të Sport Club Gjilani kremtojnë përvjetorin e tyre.

Sport Club Gjilani është një nga klubet më të përkrahura në Kosovë.Skifterat” janë klubi zyrtar i tifozëve të SC Gjilani. Ata janë një nga klubet e tifozëve më të mirë të organizuar në Kosovë me një numër të madh anëtarësh.

Grupi tradicional ultras i SC Gjilani janë “Skifterat” dhe zënë një vend të rëndësishëm në historinë e skenës ultras në përgjithësi për faktin se janë ndër më të vjetrit, të themeluar në vitin 1999.

Në këtë vit ata kremtojnë 25 vjetorin e tyre të historisë dhe lavdisë në shkallët e tribunave.

Sport Club Gjilani u uron edhe shumë vite të tjera me shumë paraqitje dinjitoze.


Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo