19.2 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Skuadra zbret në fushën e treningut menjëherë pas ndeshjes ndaj Ballkanit

Ekipi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj Dukagjinit, i cili zhvillohet të hënën më 21 prill.

Pas duelit të mesjavës ndaj Ballkanit skuadra është paraqitur në fushën stërvitore për të vijuar me procesin e punës. Ekipi i titullarëve ka punuar me përgatitësin kondicional Andi Kulli, ndërkohë pjesa tjetër e grupit është stërvitur në normalitet.

Në këtë seancë kanë munguar Sabit Bilali, shkak dëmtimi i marrë në ndeshjen e fundit kampionale dhe Oltion Bilalli për arsye shëndetësore.

Me intensitet të plotë ka punuar Endri Reçi, i cili ka lënë prapa tashmë lëndimin.

Skuadra do të jetë në punë edhe gjatë ditëve në vazhdim, derisa pret duelin ndaj Dukagjinit.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo