23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Skuadra rikthehet në aktivitet pas ditëve të lëna të lira

Ekipi është rikthyer në seancat stërvitore pas dy ditëve të lëna të lira nga stafi teknik pas duelit kampional të fundjavës ndaj Dritës.

Gjithë grupi ka qenë prezent dhe i është përgjigjur ftesës së stafit për seancën stërvitore në pasditen e së martes dhe gjithë kanë qenë të gatshëm dhe në gjendje të mirë fizike.

Skuadra do të vijoj me sesionet e radhës stërvitore në përgatitje për ndeshjen ndaj Ferizaj, derisa në program do jenë të rezervuara terminet e mëngjesit.

Të shtunën ekipi do të zhvilloj edhe seancën e fundit stërvitore të javës dhe të fundit për këtë edicion. Pas ndeshjes ndaj Ferizajt e gjithë skuadra do të shkoj në pushim.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo