23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Skuadra mbyll përgatitjet dhe pret ndeshjen ndaj Ferizajt

Ekipi ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Ferizajt.

Atmosferë pozitive ka mbretëruar brenda skuadrës gjatë gjithë javës në përgatitjet për takimin e radhës ndaj Ferizajt. Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik që ka shfrytëzuar pasditen për përgatitjet e ndeshjes.

Me intensitet të plotë kanë vijuar edhe futbollistët Robert Rrahmani dhe Yll Ibrahimi, të cilët kanë patur shqetësime se fundmi dhe priten të jenë të gatshëm për këtë përballje.

Në mëngjesin e së premtes ekipi ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore, para se ta pret ekipin e Ferizajt këtë vikend.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt zhvillohet të shtunën më 5 prill me fillim nga ora 15:00.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo