16 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Sesioni i fundit para përballjes me Prishtinën

Ekipi ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore para duelit të radhës kampional përballë FC Prishtinës.

Gjithë ekipi ka patur fokusin e duhur për ndeshje dhe kanë qenë maksimalisht të përqendruar në kërkesat të cilat i ka patur shtabi teknik. Lajme fantastike vijnë nga stafi mjekësor, të cilët kanë dhënë dritën jeshile për rikthimin e futbollistëve Mehdi Çoba, Almir Aganspahic dhe Oltion Bilalli, i cili rikthehet pas një kohe të gjatë.

Jashtë listës për këtë ndeshje mbeten Mevlan Adili dhe Sabit Bilali për shkak të numrit të kartonëve (4 të verdhë), ndërkohë Astrit Thaqi për shkak të një tërheqje muskulare.

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo