19.2 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Senad Jarovic, një makineri shënimesh mes golave dhe asistimeve

Senad Jarovic ishte autor i dy golave në fitoren të cilën e arritën “kuqebardhët” në shtëpi përballë Ballkanit në vikendin që lëmë pas (2-1).

Sulmuesi boshnjak me pasaportë gjermane ishte vendimtar me dy shënimet e tij në pjesën e dytë të lojës për të përmbyllur duelin e dominuar ndaj kampionëve në fuqi.

Me këto shënime, Jarovic kalon shirën e 32 rrjetave, duke qëlluar 20 herë portat kundërshtare dhe duke asistuar 12 herë, që nga koha kur erdhi te Gjilani një vit më parë (39 ndeshje zyrtare).

Këtë edicion Jarovic ka realizuar nëntë gola dhe ka shërbyer plot katër herë për bashkëlojtarët e tij.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo