19.2 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Rikthehet ritmi me dy seanca në ditë – Ekipi përgatitet për miqësoren e radhës ndaj Arkadag

Pas përfundimit të miqësores së parë, skuadra është rikthyer sërish në ritmin e zakonshëm të përgatitjeve, me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Intensiteti është rritur ndjeshëm, teksa stafi teknik po punon në mënyrë të vazhdueshme për të rritur formën fizike dhe automatizmat brenda grupit.

Atmosfera në ekip është pozitive, me lojtarët që tregojnë impenjim maksimal në çdo seancë, ndërsa fokusi tashmë është i përqendruar te përballja e radhës.

Më 30 Korrik është planifikuar të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore, ku përballë do të jetë skuadra e Arkadag. Ky test pritet të shërbejë si një tjetër mundësi për stafin për të vlerësuar ecurinë e skuadrës dhe për të provuar alternativa të ndryshme në prag të sfidave zyrtare.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo