23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Raporti | Suhareka 3:2 Gjilani

Historia e ndeshjeve të para në këtë sezonë duket se është e njejtë, me ekipin që shënon për ta nisur mbarë ndeshjen dhe më pas pëson për të mos arritur ende fitoren e parë sezonale.

Ballafaqimi përballë Suharekës, ekipit të promovuar këtë edicion në kampionatin elitar të futbollit kosovar nisi mjaft mirë me realizimin e Robert Rrahmanit në minutën e 14-të të ndeshjes pas asistimit të Senad Jarovic.

Megjithatë, epërsia nuk zgjati shumë, pasi tre minuta më pas Mevlan Zeka realizoi për ta barazuar rezultatin.

Robert Rrahmani asistoi për Senad Jarovic në minutën e 38-të të ndeshjes për ta rikthyer sërish epërsinë e ‘kuqebardhëve’. Por, një tjetër episod prishi qetësinë e “Skifterëve”, teksa Kushtrim Shabani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e pjesës së parë, pas një ndërhyrje të palejuar në Lorik Boshnjakun.

Fraksioni i dytë i lojës ishte sërish fatal për gjilanasit që krejt në fund të takimit pranuan edhe dy gola për të humbur kështu një tjetër takim të fituar.

FT: FC Suhareka 3:2 SC Gjilani
Golashënues: Robert Rrahmani 14′ Senad Jarovic 38′
Të ndëshkuar: Shabani KK (pas dy të verdhëve), Haxhihamza, Morina
Stadiumi i qytetit në Suharekë

Përbërja: Haxhihamza, Kqiku, Roganovic, Jamal, Ibrahimi (Ymeri), Bilali (Morina), Shabani, Rrahmani, Bilalli, Basa (Prapashtica), Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo