16.4 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Prova e fundit gjenerale para duelit v. Feronikeli ‘74

Pas dy ndeshjeve në udhëtim, ekipi rikthehet të performojë në shtëpi, derisa do jetë nikoqir i Feronikeli ’74.

Grupi ka qenë i motivuar në punë thuajse gjatë gjithë javë dhe presin sfidën e vikendit për të vijuar ecurinë e rezultateve.

Ardian Nuhiu dhe stafi nuk do të mund të llogarisin në mesfushorin Kushtrim Shabani, i cili për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve (4) nuk do të jetë i përfshirë në këtë sfidë, futbollistët e tjerë, Robert Rrahmani, Endri Reçi dhe Leon Miftari për shkak të lëndimeve.

Me pjesën tjetër në dispozicion skuadra do të synojë të vazhdojë formën e mirë të cilën e ka nisur në pranverë.

Këtë të shtunë është mbajtur prova e fundit gjenerale para duelit të rëndësishëm të së dielës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 14:00.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo