23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Përkushtim maksimal për ndeshjen e fundjavës në shtëpi ndaj Dukagjinit

Kuqebardhët e presin këtë të diele për t’u ndeshur me Dukagjinin, me synimin e qartë për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive në qëllimin drejt zonës evropiane.

Pas humbjes dy humbjeve në shtëpi, Gjilani ka treguar një forcë karakteri të jashtëzakonshme duke shënuar dy fitore dhe një barazim në udhëtim.

Gjilani kërkon të përsëritë suksesin e ndeshjeve të fundit, pasi që ka patur paraqitje tejet pozitive dhe duke hyrë në zonën evropiane pas një kërkimi të gjatë.

Lajm i shkëlqyer për stafin teknik, pasi që Robert Rrahmani dhe Albin Prapashtica rikthehen të jenë të gatshëm për këtë sfidë.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit zhvillohet të dielen me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo