23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Pauzën e kombëtareve e shoqërojmë me miqësoren ndaj Fushë Kosovës

Kampionati ndalon për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, derisa ekipi ka gjetur angazhim pasi që do të përballet me Fushë Kosovën, ekip që bën gara në Ligën e Parë.

Ekipi është rikthyer në punë pas pushimit të shkurtër, derisa në horizont është ndeshja me Fushë Kosovën, e cila do të zhvillohet në shtëpi.

Yll Ibrahimi dhe Oltion Bilalli vijojnë impenjimet me ekipin kombëtar të Kosovës U21, derisa pjesa tjetër e skuadrës është duke u stërvitur me normalitet dhe ritëm.

Në vikend grupin e pret testi me Fushë Kosovën, i cili do të shoqërojë ndalesën e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve të muajit tetor.

Ndeshja me Fushë Kosovën zhvillohet të dielën më 13 tetor me fillim nga ora 13.00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo