16.4 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Pauza kampionale vjen pas kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve

Ekipi merr oksigjen pas kalendarit të ngarkuar me ndeshje kampionale, duke zhvilluar brenda gjashtë ditëve plot tri ndeshje. Pas duelit të fundjavës ndaj Prishtinës (1:1), skuadra do të pushojë për tri ditë para rikthimit në aktivitet.

Ndeshjet e kombëtareve të cilat janë në plan të zhvillohen në muajin mars kanë pauzuar garat kampionale dhe rrjedhimisht kanë dhënë pak ditë të lira për futbollistët.

Grupi do të rikthehet në punë mesditen e së mërkurës në përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Dritës. Gjithë futbollistët priten të jenë të gatshëm dhe në dispozicion të stafit teknik si asnjëherë më parë në këtë sezonë.

Në mesjavë aktivitet do të kenë moshat e 21 vjeçarëve, të cilët zhvillojnë ndeshjen kampionale ndaj FC Ferizaj, ndërkohë ekipet zingjir të moshave do të vijojnë me ndeshjet e rregullta kampionale.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo