23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Nuhiu | Të përgatitur maksimalisht me besim dhe energji pozitive

Ardian Nuhiu, shef i shtabit teknik është paraqitur para gazetarëve në konferencën për media para duelit hapës kampional ndaj FC Ballkani.

Nuhiu ka folur për komponimin e ekipit, ardhjet e reja, si dhe edicionin e ri në ardhje.

“Mezi po e presim fillimin e kampionatit. Jemi të përgatitur maksimalisht, me besim dhe energji pozitive të cilën duhet ta përcjellim brenda fushës së lojës”.

“Ballkani është një ekip cilësor dhe i ndërtuar rishtazi, por ne kemi analizuar dhe kemi punuar në detaje për këtë sfidë. Presim gjithashtu edhe mbështetjen e tifozëve të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë”.

No description available.

“Lojtarët e ardhur janë ambientur me ekipin dhe sistemin e punës këtu. Problematike mbetet fusha sintetike, e cila po na penalizon jo pak, pasi që edhe lojtarët po përballen me lëndime”.

“Nuk do të qahemi për edicionin e kaluar, por do të punojmë shumë për edicionin e ri. Episodet e kaluarës tashmë i kemi harruar dhe jemi të gatshem për garën e re”.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo