19.2 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Në luftë me kohën, ekipi bëhet gati për sfidën e kupës ndaj Ballkanit

Skuadra ka mbyllur përgatitjet për duelin e kupës ndaj Ballkanit, takim ky që zhvillohet këtë të mërkure (04 Mars) në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Pavarësisht mungesave të mëdha, ekipi është gati për ndeshjen çerekfinale të kupës  ndaj Ballkanit, njëherit ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Atmosfera ka qenë tejet pozitive gjatë këtyre pak ditëve, të cilat ishin në dispozicion për tu përgatitur për këtë ndeshje.

Edison Kqiku dhe Hamdi Namani prej kohësh ndodhen jashtë skuadrës, ndërkohë që listës janë bashkuar edhe Lorik Boshnjaku dhe Ennur Totre për shkak të lëndimeve.

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo