16 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Në luftë me kohën, ekipi bëhet gati për Dukagjinin

Vetëm 48 orë kohë në dispozicion për ta përgatitur ndeshjen e radhës kampionale ndaj Dukagjinit në shtëpi.

Skuadra ka zhvilluar seancën rigjeneruese në mëngjesin e së dielës pas duelit ndaj Ballkanit, ndërkohë që ka zbritur menjëherë në fushë për ti përfunduar të hënën përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Dukagjinit.

Lajme të mira vijnë nga infermieria, pasi që janë rikthyer Edison Kqiku dhe Redi Kasa, ndërkohë që Almir Aganspahic dhe Mehdi Çoba po vijojnë me procesin e rikuperimit.

Oltion Bilalli dhe Robert Rrahmani janë prej kohësh jashtë fushave të blerta dhe shpejtë pritet rikthimi i tyre.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit zhvillohet të martën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo