16 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Mbyllen përgatitjet për duelin ndaj Ballkanit, ekipi i gatshëm për udhëtimin e radhës

Skuadra ka përfunduar me sukses përgatitjet për ndeshjen e radhës kampionale, e cila në dërgon në udhëtim te Ballkani i Suharekës.

Në ritëm dhe atmosferë tejet pozitive, ekipi ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ballafaqimit me Ballkanin në Suharekë. Lajme të mira vijnë nga infermieria për futbollistët Aridon Bllaca dhe Edi Basa, të cilët do të jenë të gatshëm për këtë duel.

Jashtë listës kanë mbetur Edison Kqiku, Robert Rrahmani, Mehdi Çoba, Redi Kasa dhe Almir Aganspahic, të cilët po vijojnë me procesin e rikuperimit, ashtu si dhe Oltion Bilalli, i cili ende po punon me formën fizike pas një mungese tejet të gjatë.

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit do të zhvillohet të shtunën në Suharekë me fillim nga ora 13:00. Kujtojmë që dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Gjilan kishte përfunduar me rezultatin e barabartë (1-1).

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo