23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Komunikatë zyrtare | Mevlan Adili i bashkohet projektit të Gjilanit

Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Adili.

Klubi dhe futbollisti në fjalë fillojnë bashkëpunimin i cili ka vlefshmërinë deri në verën e vitit 2027.

Mbrojtësi nga Shkupi vjen si një kampion nga radhët e Shkëndisë së Tetovës, derisa më parë ka veshur dhe triumfuar edhe me fanellat e Shkupit, Vllaznisë së Shkodrës dhe Bylysit.

31 vjeçari ka karrierë të pasur sportive duke patur disa përvoja ndërkombëtare me klubet si Uta Rad në Rumani, Zalgiris Vilnius në Litani dhe SKA Khabarovsk në Rusi.

Adili është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani, derisa ekipit do ti bashkohet në fazën përgatitore e cila fillon më 1 Korrik.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë suksese Adilit me ngjyrat “kuqebardh”.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo