23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Komunikatë zyrtare | Drin Ymeri nënshkrimi ri i Gjilanit

Sport Club Gjilani komunikon marrëveshjen e arritur me futbollistin Drin Ymeri.

Palët janë dakorduar që të validojnë nënshkrimet deri në verën e vitit 2027.

Ymeri vjen nga radhët e klubit Vjosa nga Shtimja, duke qenë njëri ndër golashënuesit më të mirë të divisionit B në Ligën e Parë me gjithsej 21 gola të realizuara dhe pesë asistime.

25 vjeçari do të përforcojë repartin sulmues të skuadrës së Ardian Nuhiut.

Drejtori sportiv Ertan Demiri e ka mirëpritur Ymerin, duke i uruar fillimisht mirëseardhje dhe më pas shumë suksese në zgjedhjen që ka bërë për karrierën e tij.

Zyra për shtyp,
01 Korrik, 2024

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo