23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

KOMUNIKATË | Davud Sylaj firmos deri më 2028 me mundësi vazhdimi

Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Davud Sylaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqebardhë.

Palët kanë nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër duke dëshmuar besimin e ndërsjellë dhe vizionin afatgjatë për projektin e klubit.

Sylaj i bashkohet skuadrës nga futbolli zvicerian në prag të sezonit të ri dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin, falë cilësive dhe potencialit që posedon.

Sport Club Gjilani i uron Davudit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën kuqebardhë. Jemi të bindur se, me punë, përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve tanë, do të arrijmë së bashku objektivat e klubit.

Mirë se vjen, Davud!

Sport Club Gjilani
Zyra për Media

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo