23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Kompletohet ekipi para sfidës kampionale ndaj Ferizajt!

Skuadra ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës kampionale ndaj FC Ferizajt, ndërkohë që organika është plotësuar me futbollistët të cilët vijnë nga infermieria dhe futbollistët të cilët ishin me detyrime kombëtare.

Pas duelit kontrollues ndaj Fushë Kosovës në vikend, ekipi është rikthyer për ta përgatitur takimin ndaj Ferizajt. Me pjesën tjetër të grupit janë bashkuar edhe Edi Basa, Sabit Bilali dhe Albin Prapashtica, të cilët ishin duke u trajtuar nga lëndimet e pësuara paraprakisht.

Grupit priten t’i bashkohen edhe Yll Ibrahimi dhe Oltion Bilalli të cilin ishin të angazhuar me ekipin nacional të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e 21 vjeçarëve.

Kështu stafi teknik me në krye Ardian Nuhiu do të kenë gjithë futbollisët në dispozicion për duelin e së premtes ndaj Ferizajt.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo