23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Gjilani 0-1 Drita | AlbiMall Superliga

Skuadra ndëshkohet nga një gjysmërast dhe për më shumë se një orë lojë luan me një lojtar më pak në fushën e lojës (0-1).

  • Një gjysmërast vendos ndeshjen
  • Karton i kuq ndryshoi komplet rrjedhën e sfidës
  • Kolaj debuton në derbi
  • Mendjen tek Prishtina e Re

Ka mjaftuar një gjysmërast i skuadrës së Dritës për tu vendosur ndeshja derbi, teksa Veton Tusha realizoi me kokë në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e parë (0-1).

Ndeshja u dominua nga minuta e parë, deri në atë të fundit nga ‘kuqebardhët’, pavarësisht që nuk arritën ta gjenin cakun. Senad Jarovic pati mundësi të mirë shënimi në minutën e nëntë të ndeshjes, mirëpo goditja e tij shkoi pranë portës.

Kartoni i kuq i Albin Prapashticës në fundin e pjesës së parë ndryshoi rrjedhën e sfidës, pasi që ekipi luajti me një futbollist më pak deri në minutën e fundit të lojës.

Kapiteni Armend Thaqi provoi në minutën e fundit të kohës shtesë në fraksionin e parë, por goditja e tij shkoi pranë portës.

Edhe në pjesën e dytë, “Skifterat” sulmuan pa ndalesë, përmes Senad Jarovic, Oltion Bilallit dhe Edi Basa, por që goditjet e tyre nuk gjetën cakun.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin në favor të ekipit udhëtues.

Në kuadër të xhiros së radhës Gjilani luan në udhëtim te Prishtina e Re.

https://www.youtube.com/watch?si=8WTOPWvV1A4-VqCG&fbclid=IwY2xjawQs-2ZleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEePUuSbkegyB6KhO_SW1GsR5o2UmX1MuoWMjpzkhR8Hm0mHrbuCv0uqJG3zx0_aem_SZUPeq1Bk52eR_grmi_U8g&v=do-SnkF93XA&feature=youtu.be

Të dhënat

SC Gjilani – FC Drita 0-1 (0-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: 
Genc Nuza, Fatlum Berisha, Arbnor Bullatovci, Egzon Dakaj, Erdall Zasella (VAR), Fatmir Sekiraqa (AVAR)
Golashënues: Veton Tusha 44′
Të ndëshkuar: Mevlan Adili, Senad Jarovic, Albin Prapashtica KK | Albert Dabiqaj
Përbërja: 
Kolaj, Ar. Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Bilali (45′ Basa), Ibrahimi (75′ Akpan), Taipi (45′ Boshnjaku), Morina (70′ Rrahmani), Bilalli, Prapashtica, Jarovic.  Trajner: Debatik Curri.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo