19.2 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Ekipi rikthehet në procesin stërvitor për ndeshjen e radhës v. Ballkani

Mëngjesi i së dielës i ka gjetur në punë stafin dhe futbollistët, të cilët së bashku ia dolën të marrin një fitore të rëndësishme përballë Llapit në kampionat (2-1).

Ekipi që pati minutazh më të madhe në ballafaqimin e së shtunës vijoi me procesin e rikuperimit së bashku me trajnerin Andi Kulli, ndërkohë që pjesa tjetër është stërvitur në normalitet me trajnerët Ardian Nuhiu, Muharrem Bajrami dhe Afrim Ajdini.

Grupi do të mblidhet edhe njëherë tjetër para sfidës kampionale ndaj FC Ballkanit, e cila është në pritje këtë të martë.

Nga pezullimi i kartonëve rikthehen Besir Ramadani dhe Jamal Arago, të cilët kishin munguar në sfidën e fundit kampionale pikërisht për këtë arsye.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo