23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Përfundon seanca e fundit stërvitore para duelit të parë kampional ndaj FC Ballkanit

Skuadra ka mbyllur përgatitjet para duelit të parë kampional ndaj FC Ballkani, takim ky i cili zhvillohet të hënën me fillim nga ora 16:30.

Seanca është mbajtur në atmosferë pozitive pune, ku stafi teknik dhe futbollistët kanë përqendruar vëmendjen në detajet e fundit taktike dhe përgatitjen optimale për ndeshjen e së hënës.

Shqiprim Taipi nuk ka arritur të rehabilitohet me kohë dhe rrjedhimisht do të jetë jashtë ekipit të përzgjedhur për këtë takim, ndërkohë Redi Kasa do jetë i përfshirë në listën e ekipit.

Ndeshja zhvillohet ditën e hënë, më 16:30, ku ekipi ynë do të synojë një paraqitje dinjitoze dhe rezultat pozitiv përpara tifozëve tanë besnikë.

 

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo