19.2 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Nis edicioni ri futbollistik te njomakët – formati dhe gjithçka tjetër surprizë

Këtë vikend ka nisur edicioni ri futbollistik te grupmoshat e reja. Formati dhe stili ri i garës ka entuziasmuar fatosët dhe pionierët tanë.
  • Edicioni 2025/26 nis me format të ri te fatosët
  • Leutrim Arifi do udhëheq me gjeneratën U13 & U15
  • Në xhiron hapëse kampionale ‘kuqebardhët’ do ndeshen me Yjet 06

Fatosët dhe Pionierët tanë kanë rikthyer emocionet e garës duke nisur ndeshjet e para për edicioni 2025/26. Ky sezon do të jetë i veçantë, pasi garat tona startojnë me një format të ri, i cili synon të sjellë më shumë garë, emocion dhe zhvillim të talenteve të rinj.

Me shumë përkushtim dhe punë të përbashkët, kemi arritur që të gjitha stadiumet t’i paisim me porta adekuate për gjeneratën U13, duke krijuar kushte më profesionale dhe më të përshtatshme për fëmijët tanë që janë e ardhmja e futbollit tonë.

Le të jetë ky edicion një shembull i garës së ndershme, i respektit dhe i pasionit për lojën më të bukur në botë – futbollin.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo