23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Komunikatë zyrtare | Astrit Thaqi bashkohet me Gjilanin!

Sport Club Gjilani zyrtarizon me kënaqësi afrimin e mbrojtësit qendror Astrit Thaqi, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes kuqebardhë!

Thaqi, një futbollist me përvojë të pasur në elitën e futbollit kosovar, vjen nga radhët e FC Ballkani, ku ka qenë pjesë e suksesit historik të klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare. Përveç Ballkanit, ai ka mbrojtur ngjyrat edhe të Feronikelit dhe Dritës, duke dëshmuar vlera të larta profesionale në çdo fanellë që ka veshur.

Me karakterin e tij luftarak dhe aftësitë e dëshmuara në qendër të mbrojtjes, Astriti pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për ambiciet tona në sezonin e ri.

Mirë se vjen në Gjilan, Astrit Thaqi! Suksese të përbashkëta na presin!

Zyra për shtyp,
06 Gusht, 2025

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo