23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Skuadra mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Prishtinës

Ekipi ka përfunduar përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Prishtina, takim ky i cili zhvillohet në vikend në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Futbollistët kanë qenë në gjendje më të mirë pas informacioneve pozitive mbi gjendjen e futbollistit Oltion Bilalli, i cili gjithmonë e më shumë po avancon në fazën e rehabilitimit pas dëmtimit të rëndë të cilin e pësoi në duelin e fundit kampional ndaj Malishevës.

Në mëngjesin e së shtunës, grupi është mbledhur për të realizuar edhe seancën e fundit stërvitore, derisa janë bërë edhe përgatitjet e fundit para duelit ndaj Prishtinës.

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit pritet të jetë dueli i katërt kampional këtë edicion garash. Kjo sfidë luhet nga ora 16:00.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo