19.2 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Almir Aganspahic merr epitetin “Ylli i Javës”

Paraqitja e futbollistit Almir Aganspahic në duelin kundër Feronikeli ’74 në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll është vlerësuar me epitetin “Ylli i Javës” për sulmuesin e Gjilanit.

Aganspahic i cili realizoi tre gola në fitoren e “kuqebardhëve” në Drenas (2:3) është vlerësuar nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Skender Kapra, Rifat Nasufi dhe Agim Xhakolli për të marrë këtë epitet.

Pasi mori këtë çmim, Aganspahic u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës:
 
“Së pari dua të falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e tyre që të arrij këtë çmim. Ishte një ndeshje shumë emocionuese. Gjatë gjithë lojës ishim në disavantazh, por në pjesën e dytë u treguam më ofanzivë, më agresivë dhe arritëm të shënojmë tre gola. Jam shumë i lumtur për këtë, veçanërisht për dy golat e parë si dhe për golin vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes. Ende jemi në luftë, ende po luftojmë për objektivat tona. Po luftojmë për vendin që na çon në Evropë dhe do të japim maksimumin për ta arritur atë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
 

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo