16.4 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Feronikeli ’74

Skuadra po vijon me përgatitjet për duelin e radhës kampional në kuadër të xhiros së 32-të ndaj Feronikeli ’74.

Gjithë skuadra ka qenë në dispozicion të shtabit teknik përveç Oltion Bilallit dhe Enis Asanit, të cilët po vijojnë të qëndrojnë fushës së blertë për shkak të lëndimeve që kanë pësuar kohë më parë.

Pjesa tjetër e grupit është gati për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Feronikeli ’74, takim ky i cili do të zhvillohet të premten nga “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Kjo do jetë përballja e katërt sezonale ndërmjet dy skuadrave, me ekipin e Gjilanit që ka fituar tri takimet e mëparshme, por dueli i 2 Majit do të jetë histori në vete.

Deri në ditën e ndeshjes skuadra do ta mbajë edhe një seancë stërvitore dhe më pas do të niset drejt Drenasit.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo