16.4 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Pas pushimit ekipi rikthehet në punë!

Skuadra ka nisur punën për duelin e fundjavës ndaj Suharekës, takim ky i cili do të zhvillohet të shtunën më 26 Prill në Gjilan.

Pas një dite të lirë, e cila u dha pas ndeshjes së fundit kampionale ndaj Dukagjinit, grupi është bashkuar sërish, këtë herë për të nisur përgatitjet për takimin e radhës.

Gjithë skuadra ishte në dispozicion, përveç Rrezon Matoshit, Odi Mehmetit dhe Leon Miftarit, të cilët ishin pjesë e grupit të 21 vjeçarëve në ndeshjen kampionale ndaj Ferizajt.

Në shërbim të plotë ishin edhe mesfushorët Sabit Bilali dhe Enis Asani, të cilët ishin të lënduar dhe munguan në sfidën e fundit.

Deri në fundin e javës skuadra do ti zhvilloj edhe dy seanca stërvitore para sfidës kampionale ndaj Suharekës.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo