16.4 C
Gnjilane
21 September 2026
SC GJILANI
Image default

Ekipi i rikthehet punës, pret sfidën ndaj Suharekës

Pas duelit të fundjavës ekipi është rikthyer në habitatin e vet, derisa me mendje është nga dueli i fundjavës ndaj Suharekës.

Gjithë grupi ishte në dispozicionin e kryetrajnerit Ardian Nuhiu, përveç Robert Rrahmanit, i cili po vijon me procesin e rikuperimit. Lajm tejet pozitiv është aktivizimi me grupin i futbollistit Endri Reçi, i ardhur në afatin kalimtar të janarit te kuqebardhët.

Me shumë pozitivitet dhe me ritëm kanë qenë prekjet e para të topit pas duelit të vikendit (v. Dukagjini) edhe pse grupi ka vuajtur situatën e ndodhur në Klinë, pasi që nuk arritën të merrnin pikët e plota.

Ekipi do të vijoj punën deri të premten për t’u bërë gati për ballafaqimin e së shtunës.

Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Suharekës dhe Gjilanit do të zhvillohet të shtunën më 1 mars me fillim nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo