19.2 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Kenan Haxhihamza merr epitetin “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligë

Performanca e shfaqur në ndeshjen e xhiros së 19-të në Albi Mall Superliga është vlerësuar me çmimin “Ylli Javës” për futbollistin Kenan Haxhihamza, i cili me pritjet e tij ishte krucial në fitoren e skuadrës së regjistruar në udhëtim te Llapi (0-1).
 
Gardiani i ekipit pranoi çmimin në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, pas vlerësimit nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Naim Kodraliu, Denis Isaja dhe Xhavit Mehmetit
 
Me të pranuar çmimin, Haxhihamza u shpreh i lumtur për fitoren e vështirë në udhëtim të cilët e ariti së bashku me grupin dhe besojnë që ky do jetë fillimi i rezultateve pozitive në stinorin pranveror të kampionatit që do ti ndihmojë në realizimin e objektivave.
 
“Është rëndësishme që kemi fituar ndeshjen e parë sepse është një hap i rëndësishëm për hapjen e sezonit. Kjo është një rezultat i punës që kemi bërë në fazën përgatitore. Çmimin ia dedikoj të gjithë atyre që kanë investuar në mua që nga dita e parë, gjithashtu bashkëlojtarëve të cilët kanë derdhur djersë që rezultati i ndeshjes të mbrohet”, deklaroi Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.
 
 

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo