23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Ekipi realizon seancën e fundit stërvitore në Turqi dhe rikthehet në Kosovë

Pas duelit të fundit kontrollues ndaj Zimbru Chisinau nga Moldavia, skuadra ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në tokën turke.

Grupi ka qenë i ndarë me detyra për këtë sesion, derisa pjesa e skuadrës që pati minutazh më të madhe ishte e përqendruar në seancë rigjenerimi, ndërkohë grupi tjetër me ngarkesa më të mëdha.

Gjendja e futbollistëve është e mirë dhe pa ndonjë shqetësim muskular, e rëndësishme për këtë pjesë përgatitore.

Gjatë qëndrimit 15 ditor në Antalia të Turqisë, skuadra realizoi katër duele kontrolluese, me ç’rast u ballafaqua me kundërshtar tejet të fortë.

Pas rikthimit në shtëpi, ekipi qëndron për tre ditë jashtë aksionit, për t’u rikthyer në fundjavë me përgatitjet finale për këtë pjesën pranverore të kampionatit.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo