19.2 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Komunikatë: Sport Club Gjilani ribashkohet me Shqiprim Taipin

Gjilani komunikon rikthimin e Shqiprim Taipit pas një përvoje në kampionatin elitar të Kazakistanit.

Klubi dhe futbollisti Taipi kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit sërish, duke zgjatur dorën e rikthimit për një marrëveshje deri në verën e vitit 2026.

Taipi ishte pjesë e ‘kuqebardhëve’ në edicionin 2023/24, derisa pati paraqitje pozitive dhe ndihmoi ekipin në arritjen e objektivave. 27 vjeçari rikthehet me shije të mirë në shtëpi, pas të kaluarës te ekipi kazak Zhetysu.

Pas kompletimit të dokumentacionit, Taipi është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës, derisa do jetë në dispozicion të kryetrajnerit Ardian Nuhiu duke nisur nga pjesa pranverore e kampionatit.

Drejtori sportiv i klubit Ertan Demiri e ka mirëpritur futbollistin dhe i ka uruar shumë suksese në rikthimin e dytë te Gjilani.

Zyra për shtyp,
17 janar, 2025

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo