23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Gjilani viziton Antalian për të vazhduar fazën përgatitore dimërore

Në ndjekje të klimës, djelmoshat “kuqebardh” do të udhëtojnë drejt Antalias në Turqi për të vijuar me fazën përgatitore dimërore për edicionin 2024/25.

Ekuipazhi i futbollistëve dhe stafit do të udhëtojnë më 15 janar në tokën turke për të vijuar qëndrimin dy javor në kërkim të mbushjes së bateriave para fillimit të stinorit pranveror.

Për grupin janë aranazhuar edhe katër duele kontrolluese më datat 18, 22, 25 dhe 28 janar. Së bashku me këto data to të shoqërohen edhe ardhjet e reja në skuadër.

Ky është turi i radhës në Antalia të Turqisë në fazën përgatitore dimërore, duke u bërë tashmë traditë për ekipin.

Aktualisht gjithë futbollistët të cilët janë në dispozicion janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa ankesa nga lëndimet.

Skuadra pritet të rikthehet në Kosovë më 29 janar, derisa do të bëhet gati për fillimin e pjesës pranverore të kampionatit, aty ku presin sfidat me Llapin në kampionat dhe me Vëllaznimin në Kupën e Kosovës.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo