23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Yll Ibrahimi seleksionohet me ekipin A të Kosovës!

Futbollisti Yll Ibrahimi është seleksionuar nga përzgjedhësi Franco Foda në grumbullimin disa ditor me ekipin A të Kosovës.

Anësori i kuqebardhëve do të jetë i grumbulluar nga data 12 deri më 15 janar me pjesën tjetër të futbollistëve të ftuar për kampin stërvitor, i cili do të zhvillohet në Prishtinë.

Ftesa për Ibrahimin vjen pas paraqitjeve pozitive që ka patur me ekipin e 19 vjeçarëve të ‘dardanëve’, derisa ishte njëri ndër më të dalluarit në pjesën vjeshtore të kampionatit në elitën e futbollit kosovar.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë suksese Ibrahimit dhe paraqitje sa më dinjitoze.

Zyra për media,
10 janar, 2025

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo