23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Kalohet me sukses testi ndaj Kikës!

Gjilani kalon me sukses testin ndaj Kikës së Hogoshtit në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan, (3-0).

Kuqebardhët e drejtuar nga Ardian Nuhiu kishin test të suksesshëm ndaj Kikës së Hogoshtit në duelin e zhvilluar në stadiumin ndihmës me bari artificial në Gjilan ku dy ekipet plotësuan orarin e fundjavës së “zbrazët” shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese.

Sfidën e hapi Drin Ymeri me një gol të realizuar pas gabimit të mbrojtjes mysafire, ndërkohë që Ergys Kaçe u përkujdes me një gol maestral nga goditja e dënimit ta dërgoj të qetë ekipin në pushimin mes dy pjesëve.

Me të filluar pjesa e dytë e lojës, Albin Prapashtica realizoi pas një ndërprerje të ekzekutuar nga Edi Basa, për ta ngritur edhe më shumë epërsinë.

Jakupi në të parën dhe Ibraim e F. Ramadani në të dytën shënuan golat për Shkëndijën, derisa ish-kapiteni ynë Armend Alimi ishte autor i golit të nderit për Besën.

Raste për të shënuar në vazhdim patën edhe Senad Jarovic, Edi Basa dhe Odi Mehmeti, por goditjet e tyre nuk qëlluan cakun.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultat të pastër me ekipin që jep shenja reflektimi pas formës jo të mirë në xhirot e para kampionale.

FT: Gjilani – Kika 3:0 (2:0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Golashënues: Ymeri, Kaçe & Prapashtica
Gjilani: Haxhihamza, Kqiku (C), Ramadani, Arago, Martinaga, Kaçe, Morina, Rrahmani, Prapashtica, Krasniqi & Ymeri.
U aktivizuan edhe: Matoshi, Roganovic, Korqa, Mustafa, Shabani, Mehmeti, Bilali, Rafuna, Basa dhe Jarovic.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo