23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Përgatitjet e fundit para përballjes me Ballkanin

Prova e fundit gjenerale në prag të duelit ndaj FC Ballkanit, i vlefshëm për xhiron e dytë në Albi Mall Superligë.

Të zhvendosur prej ditësh në fushën ndihmëse me bari artificial, skuadra ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit, megjithë temperaturat e larta të cilat kanë mbretëruar në vendin tonë dhe jo vetëm.

E gjithë skuadra i është përgjigjur Ardian Nuhiu, përveçse Oltion Bilallit, i cili ka një shqetësim muskular dhe Aridon Bllacës që po vazhdon të stërvitet i distancuar nga pjesa tjetër e ekipit duke u marrë kështu me procesin e rikuperimit.

Në listën e të ftuarve janë futbollistët e tjerë, të cilët priten të jenë të gatshëm për sfidën e së hënës.

Takimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit pritet të zhvillohet të hënën më 19 Gusht nga ora 17:00 në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.

Zyra për media
18 Gusht, 2024

 

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo