23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Skuadra zhvillon seancën e fundit stërvitore para duelit ndaj Malishevës

Ekipi ka mbyllur përgatitjet për duelin ndaj FC Malishevës, i vlefshëm për kampionantin “Albi Mall Superliga”. Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë, megjithë mungesat të cilat vijnë për shkak të lëndimeve dhe për shkak të gjendjes virusale.

Betim Halimit dhe Qëndrim Ismajlit i bashkohet edhe Fatjon Bunjaku në hospitalizim, pasi që ka lënduar kyçin e këmbës së majtë në seancën e fundit stërvitore.

Në dyshim janë edhe futbollistët Renato Ziko dhe Elvedin Heric për shkak të gripozës.

Nga suspendimi rikthehet Edi Basha, me pjesën tjetër të skuadrës që janë të gatshëm për ndeshjen.

Ballafaqimi ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit zhvillohet të dielën më 5 Maj në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës me fillim nga ora 15.00

Zyra për shtyp
04 Maj, 2024

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo