Kryetrajneri i skuadrës Debatik Curri ka folur para mediave në prag të sfidës së gjashtë kampionale në Albi Mall Superligë përballë FC Dritës.
Dueli ndaj Dritës kërkon vazhdimësi pas fitores në mesjavë ndaj Ballkanit, derisa të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje tashmë janë bërë, pavarësisht kohës tejet të limituar.
“Në derbi asnjëherë nuk ka favorit, por ne jemi të përgatitur për këtë ndeshje dhe kërkojmë vazhdimësi, pavarësisht që koha ishte e limituar nga ndeshja e mesjavës. Ne (futbollistët, stafi, tifozët, klubi) jetojmë për këso ndeshje, ndaj është momenti që ta dëshmojmë atë)”.
“Ndeshja ndaj Ballkanit më pëlqeu për mënyrën se si luajti skuadra, duke mos e lejuar kundërshtarin të bëj as edhe një goditje drejt portës dhe për më tepër për mënyrën se si reagoi pas ndeshjes së humbur ndaj Malishevës”.
“Gjithë futbollistët janë në dispozicion për këtë përballje përveçse Milazim Bajraktarit dhe Bleart Tolajt, të cilët janë në riikuperim e sipër. Ata të cilët do të futen në fushën e lojës, janë të obliguar të japin gjithçka nga vetja për ta fituar këtë përballje”.
“Nuk kam nevojë ti motivoj shumë futbollistët e mi për këtë përballje, pasi që është një ndeshje derbi dhe të gjithë e dijnë rëndësinë e saj”.

