23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

KOMUNIKATË | Ermal Sadiku nënshkruan kontratë profesionale

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti i dalë nga akademia e klubit, Ermal Sadiku, ka nënshkruar kontratë profesionale trevjeçare me klubin.

19-vjeçari, i cili aktivizohet në pozitën e mesfushorit, prej kohësh është promovuar në ekipin e parë, ku me paraqitjet dhe përkushtimin e tij ka fituar besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.

Sadiku ka qenë një nga lojtarët që është dalluar në moshat e shkollës, ndërsa ka qenë i ftuar në disa faza përgatitore me skuadrën e parë.

Klubi beson se Ermali do të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë një vlerë e rëndësishme për të ardhmen e SC Gjilanit.

Urime Ermal suksese dhe shumë paraqitje me fanellën kuq e bardh! 

Zyra për komunikim,
18 Gusht, 2026

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo