23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Faleminderit, Vokli Laroshi!

Sport Club Gjilani e falënderon Vokli Laroshin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.

Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Vokli Laroshi, i cili u paraqit në 22 ndeshje kampionale dhe dy ndeshje të kupës me fanellën kuq e bardh.

Klubi dëshiron ta falënderojë Voklin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e familjes së Gjilanit. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë.

I urojmë Voklit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional.

Faleminderit për gjithçka dhe suksese në sfidat e reja!

Sport Club Gjilani
Zyra për Media

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo