23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Faleminderit, Shqiprim Taipi!

Sport Club Gjilani e falënderon Shqiprim Taipin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.

Kjo ishte aventura e dytë e mesfushorit nga Kosova Lindore me klubin tonë, pas paraqitjeve të tij edhe në edicionin 2023/24.

Gjatë kësaj periudhe, Taipi dha kontributin e tij në mesfushën e skuadrës dhe ishte pjesë e rëndësishme e ekipit në objektivat sportive të klubit.

Klubi e falënderon Shqiprimin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar shëndet, suksese dhe mbarësi në vazhdimin e karrierës.

Sport Club Gjilani
Zyra për Media

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo