23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

KOMUNIKATË | Oltion Bilalli dhe SC Gjilani bashkë deri në qershor 2028

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Oltion Bilalli për vazhdimin e bashkëpunimit deri në qershor të vitit 2028.

Ky akord konfirmon besimin e ndërsjellë ndërmjet klubit dhe lojtarit, si dhe përkushtimin e përbashkët për të vazhduar rrugëtimin drejt realizimit të objektivave sportive të SC Gjilanit në sezonet e ardhshme.

Oltion Bilalli do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës kuqebardhë, ndërsa klubi vlerëson kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Vazhdimësia e bashkëpunimit me Bilallin është në përputhje me strategjinë e klubit për të ruajtur dhe forcuar bërthamën e ekipit, duke ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sfidat që e presin në të ardhmen.

Sport Club Gjilani i uron Oltion Bilallit shumë suksese dhe momente të tjera të rëndësishme me fanellën kuqebardhë.

Sport Club Gjilani
Zyra për Media

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo