23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Faleminderit, Leonit Abazi!

Sport Club Gjilani e falënderon Leonit Abazin për kontributin e dhënë në fanellën kuq & bardh, duke i uruar sukses në vazhdim. Mbrojtësi i krahut nuk është më pjesë e jona, pasi me përfundimin e sezonit 2025/26 ka skaduar kontrata e tij me klubin.

Pas një periudhe bashkëpunimi, palët ndahen me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë për rrugëtimin e përbashkët, duke i uruar njëra-tjetrës suksese në vazhdim.

Abazi u bashkua me ekipin këtë edicion, teksa u paraqit në dy ndeshje zyrtare kampionale, atë ndaj Dukagjinit dhe Prishtinës së Re, në pjesën e dytë të kampionatit.

Sport Club Gjilani e falënderon Leonit Abazin për kontributin e dhënë me fanellën kuqebardh, për profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i uron shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës.

Sport Club Gjilani
Zyra për Media

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo