23.3 C
Gnjilane
20 September 2026
SC GJILANI
Image default

Ekipi drejt Suharekës me mungesa, por me synime të mëdha ndaj Ballkanit

Skuadra ka mbyllur përgatitjet para duelit të radhës në kampionat, ku të dielën më 12 prill do të udhëtojë drejt Suharekës për t’u përballur me Ballkanin në stadiumin e qytetit.

Grupi ka punuar me përkushtim maksimal për këtë duel të rëndësishëm, duke synuar të marrë rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari të fortë si Ballkani.

“Kuqebardhët” do të kenë disa mungesa të rëndësishme në këtë sfidë. Hamdi Namani dhe Robert Rrahmani nuk do të jenë në dispozicion për shkak të lëndimeve, ndërsa Albin Prapashtica do ta mungojë ndeshjen për shkak të pezullimit pas kartonit të kuq të marrë në derbin e fundit.

Pavarësisht këtyre mungesave, atmosfera në skuadër mbetet pozitive dhe futbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë përballje, me synimin për të dalë me pikë nga një transfertë e vështirë në Suharekë.

Related posts

Gjilani 1-2 Prishtina | Albi Mall Superliga – Xhiro VI

Zyrja per Shtyp

PRESS | Debatik Curri flet para ndeshjes ndaj Prishtinës

Zyrja per Shtyp

MATCH INFO | Gjilani vs. Prishtina

Zyrja per Shtyp
App logo